Flash

VIDEO/ Gjobitet dhe lirohet gazetarja ruse që protestoi LIVE kundër luftës

Lapsi.al 15 March 2022
VIDEO/ Gjobitet dhe lirohet gazetarja ruse që protestoi LIVE kundër

Gazetarja e televizionit shtetëror rus Maria Ovsyannikova, e cila protestoi LIVE kundër luftës u dënua me gjobë dhe u lirua. Ajo u mbajt në izolim dhe u mor në pyetje për 14 orë.

Pas daljes nga gjykata ajo tha se ishte dënuar me 30 mijë rubla ose rreth 255 euro. Ajo tha se nuk i ishte lejuar të fliste më familjarët dhe se nuk iu ofrua ndihmë ligjore.

https://twitter.com/novaya_gazeta/status/1503774496653815816?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1503774496653815816%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.ansa.it%2Fsito%2Fnotizie%2Fpolitica%2F2022%2F03%2F14%2Fattivista-no-war-interrompe-tg-della-tv-di-stato-russa-arrestata_6bc95dcf-3a1a-47d2-aa5e-3a174b8b549b.html

"Jo luftës. Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës, këtu ju thonë gënjeshtra", - shkruhej në tabelën që ajo mbante në dorë pas spikeres së lajmeve e cila mbyllej me fjalët: "Rusët kundër luftës".

Në një video që kishte publikuar me herët në rrjetet sociale ajo renditi edhe arsyet.

"Ajo që po ndodh në Ukrainë është një krim. Dhe Rusia është agresori. Përgjegjësia për këtë agresion është e një personi dhe ky person është Vladimir Putin", - thuhej në një postim në Twitter që u shpërnda masivisht.

“Babai im është ukrainas dhe nëna ime është ruse dhe nuk kanë qenë kurrë armiq”, - shpjegon Maria Ovsiannikova në videon e regjistruar para arrestimit të saj.

"Fatkeqësisht kam punuar në Channel One vitet e fundit dhe kam punuar në propagandën e Kremlinit. Dhe tani më vjen shumë turp. Dilni në rrugë, mos kini frikë, nuk mund të na burgosin të gjithëve”, - është apeli i saj i fundit.

Gjatë ditës edhe Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi "mbrojtje konsullore" për gazetaren ruse. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI