Flash

Drama e luftës, mbi 2.8 milionë ukrainas kanë lënë vendin

Lapsi.al 14 March 2022
Drama e luftës, mbi 2.8 milionë ukrainas kanë lënë

Mbi 2.8 milionë ukrainas kanë lënë vendin gjatë 19 ditëve të luftës. Ata janë larguar drejt vendeve fqinjë, kryesisht drejt Polonisë.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, një agjenci e OKB-së, çdo minuta ka njerëz që po i ikin luftës.

Sipas UNICEF-it, lufta në Ukrainë ka një “ndikim shkatërrues” në më shumë se 7.5 milionë fëmijë.

Në ditën e 19-të të luftës në Ukrainë, Kievi është zgjuar me bombardime me raketa dhe eksplozivë, duke shkatërruar një bllok banesash.

Një raketë ruse godit një godinë banimi dhe la të paktën dy persona të vdekur. Lajmi u konfirmua edhe nga Këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko.

Diku tjetër gjatë natës, katër persona u plagosën gjatë një sulmi me raketa që synonte ndërtesat administrative në fshatin Stavische, në rajonin Zhytomyr. Edhe një kullë televizive pranë Rivne në Ukrainën perëndimore ra pre e goditjes nga një raketë ruse, por nuk dihet nëse ka viktima.

Ndërsa ende nuk ka dritë për paqe, raundi tjetër i bisedimeve pritet të mbahet sot. Lajmi u konfirmua nga Dmitry Peskov i Rusisë dhe Mykhailo Podolyak i Ukrainës. Sipas Reuters, bisedimet do të zhvillohen online në orën 10:30 me kohën lokale. /TCh

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI