Flash

Gënjeshtra bruto dhe nafta e rafinuar

Lapsi.al 11 March 2022
Gënjeshtra bruto dhe nafta e rafinuar

KM ynë, për të qetësuar protestat dhe për ti mbushur mendjen turmës në mendjen e tij, deklaroi: “Ne nuk kemi naftë për diezel apo benzinë, ne kemi naftë të rëndë, që shitet për bitum. Nëse nafta jonë do të futej në pompa dhe nga pompat do të hynte në serbatorët e makinave tona, për një javë do t’i çonte për skrap...”

Në fakt KM ynë nuk është i pari që e emeton publikisht këtë të dhënë. I pari ka qenë Nikita Hrushovi, ish-kreu i Bashkimit Sovjetik, i cili në kujtimet e tij, shkruar pas viti 1964, shkruan se “nafta shqiptare ishte e një cilësie të keqe, e dalë nga shtresa ranore”. Në kohën kur konceptonte këtë deklarim, Hrushovi ishte shfaqur tepër i acaruar me Enver Hoxhën, i cili, sipas tij, nuk investohej te bujqësia apo frutikultura, por te industria, përfshirë te kërkimi dhe shfrytëzimi i naftës.

Në të njëjtën mendim me Hrushovin, që sigurisht nuk kishte të drejtë, pasi pak më vonë Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë do të dilnin me parullën “Nafta çan bllokadën!”, duket ka dalë, pas 60 vitesh, edhe KM ynë.

Duke bërë një korrigjim në deklaratën e një dite më parë, pasi nafta për bitum është bruto dhe ajo për automjetet është e rafinuar, KM ynë përditë e më tepër po na mbush mendjen se është duke u rënduar në konceptimin e nënshtetasve të vet si një “turmë” që mund të tentosh ta manipulosh.

Në statistikat zyrtare të institucioneve të shtetit të tij (tabela 1) përqindja e squfurit (kimikati që dëmton motorët) i pranishëm në naftën bruto që del nga nëntoka shqiptare (tabela 2) është vërtet relativisht i lartë. Në naftën bruto që nxirret në Kuçovë, prania e squfurit është 4 %, në Marinzë 4 - 6 %, në Patos 2.5 - 6%. Përqindja më e ulët e squfurit gjendet në naftën bruto që del në Cakran-Mollaj 0.9 %, dhe më e larta në naftën bruto të nxjerrë në Ballsh-Hekal, 5.7 - 8.4%.

Gjithsesi, pa pasur dhe pas shtuar të dhënat që nuk i kemi për naftën e deklaruar si të një cilësie tepër të lartë, të zbuluar vitet e fundit në zonën e Shpiragut, saktësisht në Mbreshtan e Konezbaltë të Beratit, mesatarja e përqindjes së squfurit, në naftën bruto të nxjerrë në territorin e Shqipërisë, është 3 deri në 4 për qind.

Por kjo nuk do të thotë aspak që nafta jonë bruto nuk ka vlerë, nuk ka vlerë në tregun botëror, nuk mund të bëjë për t’u rafinuar e, më pas, për përdorim të përditshëm si ushqim për motorët e mjeteve tona lëvizëse.

Kjo sepse naftë bruto të së njëjtës cilësi, me të njëjtën sasi squfuri, kanë edhe nëntokat e disa nga prodhuesve më të mëdhenj të botës (linku poshtë), nisur nga Kanadaja, ku një pjesë e vendburimeve kanë 3.4 - 3.6 për qind squfur, shkuar në Irak 4.2, Meksikë 3.3, apo qoftë në Arabinë Saudite 2.8. https://www.mckinseyenergyinsights.com/.../crude-grades/

Pra, të dhënat e mësipërme provojnë se nafta e nëntokës shqiptare nuk e ka të keqen te vetja, siç thotë KM ynë, por te rafinimi i saj. Një deklarim që vjen në të njëjtën kohë kur rafineria e Ballshit po çmontohet për tu shitur për skrap.

Një tjetër statistikë, sërish zyrtare, thotë se nafta bruto e Shqipërisë, që në vitet 2015-2016 ka kapur shifrën e nxjerrjes 1 milion ton (maksimumi është arritur në vitin 1974 me 2.2 milion ton, tabela 3), në çdo kohë ka pasur sukses në treg, edhe në atë të brendshëm, edhe në atë botëror.

Por, sa duket në gjithë këtë histori, ajo që çalon, apo më keq, shpërfaqet, jo më me mungesë vizioni, por me konsum të elementëve të veprës penale kundrejt ruajtjes dhe shfrytëzimit me ndershmëri të burimeve natyrore që Zoti u ka falur shqiptarëve, duket se është klasa politike që ne pjellin çdo 4, 8 apo më tepër vite.

No photo description available.

No photo description available.

May be an image of text that says 'II.1 DOMESTIC CRUDE OIL PRODUCTION for 2016 the production is 1, 055, 809Tons 2,5 2 Max. prod.1974: 2,248,227 tons P.A. 1,5 Albpetrol 1 0,5 1965 1967 1969 1971 1973 1975 1977 1979 1981 1983 1985 1987 1989 1991 1993 1995 1997 1999 2001 2003 2005 2007 2009 2011 2013 2015'

Të këshilluara

Protestat, Meta i dërgon një mesazh Ramës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë thirrje që qeveria të dëshmojë përgjegjësi për atë që po ndodh në gjithë vendin ku kanë shpërthyer një valë protestash...

20:28

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI