Flash

Rama i trembet protestës së nesërme, blindohet dera e Kryeministrisë (VIDEO)

Lapsi.al 11 March 2022
Rama i trembet protestës së nesërme, blindohet dera e

Protesta masive kundër rritjes së cmimit të naftës dhe produkteve të tjera të shportës është njoftuar për të shtunën në orën 11:00.

Pritet që pjesëmarrja të jetë më e madhe se ajo që kemi parë përgjatë këtyre 3 ditëve. Rama duket se i frikësohet një eskalimi të situatës prandaj ka marrë masa për të blinduar derën e kryeministrisë. 7

Pas zhvendosjes së protestuesve, aty janë parë punonjës të Kryeministrisë që kanë vendosur skeletet metalike që mbrojnë hyrjen kryesore të godinës. Një veprim të tillë të ngjashëm, Edi Rama e ka përdorur edhe gjatë protestave të kaluara të opozitës. Shihni pamjet që sjell Lapsi.al

[video width="320" height="180" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/03/275668547_915231045830518_2718038716322720400_n-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI