Pas largimit nga sheshi përballë Kryeministrisë, protesta është zhvendosur në "Zogun e Zi". Protestuesit kanë bllokuar të gjithë rrethrrotullimin, ndërsa ka ndërhyrë policia për të liruar qarkullimin. Në disa raste ka pasur edhe konfrontime mes policise dhe protestuesve. Kjo është protesta e tretë radhazi kundër rritjes së cmimit të naftës dhe produkteve ushqimore. Protesta janë mbajtur gjithashtu edhe në qytete të tjera të vendit. ©LAPSI.al