Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një grakësim deklaratash të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Demokratike.
Sipas asaj që shihet të dyja deklaratat kanë një shprehje të njëjtë: "...nongrata të shpallura dhe të pashpallura”.
“Edvin Rama dhe Lul Brava me një zyre shtypi!” – ironizon Berisha.
Edhe në të kaluarën Berisha i ka akuzuar Bashën dhe Ramën se janë bashkë duke sjellë si shembull portin e Durrësit. Për kreun e PD-së, Berisha thotë se është peng i kreut të mazhorancës. ©LAPSI.al