Protestat kundër ngritjes së çmimeve shtrihen edhe përtej kryeqytetit. Ndërsa pasditen e sotme në Tiranë, më thirrjet “Rama pasurohet, çmimet dyfishohen” qytetarët kanë dalë sërish sot në protestë para kryeministrisë, edhe në Shkodër dhe Durrës janë zhvilluar protesta.
Pamjet që sjellim më poshtë vijnë nga këto dy qytete.
Durrësi:
Shkodra:
Ndërkohë, në Tiranë i bëjnë thirrje Ramës që të mos diskutojë me njerëzit në rrjetet sociale, por flasë direkt. “Ne jemi këtu”, tha njëri prej protestuesve.
“Ne e pamë që pësoi një rënie, ju duhet ta kuptoni që nëse dje dolëm për ti ndalur, sot i kemi vënë përpara Kjo qeveri duhet të lirojë naftën nga taksat që po i marrin frymën. Taksa e qarkullimit sot do të duhet të hiqet, për aq kohë sa jemi në krizë. Ja ku jemi të gjithë, nuk mund të komunikohet nga rrjetet sociale. Ja ku jemi të gjithë”, tha një protestues.
©LAPSI.AL