Për të dytën ditë me radhë qytetarët kanë dalë në protestë para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të çmimeve të tjera.
Edhe një ditë më parë qytetarët u mblodhën para kryeministrisë, ku kërkuan uljen e çmimeve, ose kryeministri Rama të japë dorëheqjen.
Më pas, protestuesit dolën në rrugët kryesore të Tiranës, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.
Për më shumë se tre orë i gjithë qarkullimi i automjeteve në kryeqyteti u bllokua, ndërsa me protestuesit u solidarizuan edhe drejtuesit e mjeteve.