Flash

Ukraina: Gati të heqim dorë nga NATO, por nuk japim asnjë cm territor

Lapsi.al 9 March 2022
Ukraina: Gati të heqim dorë nga NATO, por nuk japim asnjë cm

Qeveria e Kievit duket se është e gatshme për "një zgjidhje diplomatike" dhe për të diskutuar kërkesën ruse për neutralitet ndaj NATO, por këmbëngul se nuk do t'i japë "asnjë centimetër" territor Moskës.

Kështu u shpreh në një intervistë për Bloomberg TV, Ihor Zhovkva, zv.shef i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe një nga këshilltarët e tij kryesorë për politikën e jashtme.

“Kushti ynë i parë për të pasur një negociatë të tillë është armëpushimi i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave ruse” – tha ai.

Ndërsa presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky tha në një intervistë për “Die Zeit” se edhe Polonia është gjithashtu në rrezik.

Për Zelenskyn, Putini "dëshiron të shpërbëjë Evropën, ashtu si Ukrainën". Zelensky është i bindur se i gjithë kontinenti është në rrezik për sa kohë që Rusia ka një shans për të sulmuar një shtet tjetër. Nga këndvështrimi i tij, synimi i Putinit janë gjithashtu Moldavia, Gjeorgjia dhe vendet Baltike.

"Unë besoj se kërcënimi i luftës bërthamore është një blof" – shtoi Presidenti ukrainas: "Një gjë është të jesh vrasës, tjetër gjë është të jesh vetëvrasës. Mund të kërcënosh me armë bërthamore vetëm kur pjesa tjetër nuk funksionon". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI