Disa persona të cilët ishin pjesë e protestës kundër rritjes galoponte të çmimeve në treg janë shoqëruar nga Policia e Tiranës. Kjo pasi ata bllokuan disa nga kryqëzimet dhe nuk lejonin automjetet të lëviznin.
Protesta nisi në orën 17:00 dhe zgjati mbi dy orë, ndërsa u përshkallëzua ku disa qytetarë bllokuan rrugën kryesore në Unazë.
Ndërhyrja e policisë shkaktoi edhe agravim të situatës. Protesta e radhës masive është paralajmëruar ditën e shtunë.