Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Berisha: Do garoj për kryetar të PD

Lapsi.al 9 March 2022
Berisha: Do garoj për kryetar të PD

Në konferencën për mediat, ish kryeministri Sali Berisha theksoi se i qëndron deklaratave të tij për të garuar në zgjedhjet për kryetar të PD-së.

“Së pari, a i qëndroj unë deklaratës për garën në krye të PD, s’mund të gjesh mes deklaratave të mia të cilat s’i kam qëndruar. Kush e mendon gabon.

Sali Berisha para 4-5 muajsh ishte një deputet i thjeshtë, me humbjen e partisë së tij, aksionet e tij ranë në shifra të mjera do të thosha, por vendimi i tij bëri që aksionet e PD dhe të atij personalisht të rriten në një kohë të shkurtër.

Nëse 6 marsi faktoi katërcipërisht një të vërtetë, ajo e vërtetë është rikthimi i Berishës, me një mbështetje prej 31 % të elektoratit shqiptar. Dhe dua t’u rrëfej këtu, sic keni konstatuar unë bëra fushatën më intensive që kam bërë ndonjëherë në zgjedhjet lokale.

U detyrova ta bëj jashtë dëshirës time, për ata që i njohin zgjedhjet kjo ishte personalizim, por meqë morën me arbitraritet edi rama, mori logon dhe ia dha kallpit të tij, meqenëse znj. Guvernatore i lejoi vetes të ndërhyjë në mënyrë antidemokratike dhe brutale në fushatë, doja t’u thoja zgjedhësve që unë jam Sali Berisha.

Pra, të gjitha këto i them këtu se është jashtë cdo lloj, imagjinate që unë të devijoj nga ky kurs, nga vendimi im i shpallur para demokratëve që unë do garoj për kryetar të PD por duke garantuar cdo personalitet që dëshiron të hyjë në garë kushte të barabarta. Duke garantuar demokratët se do pranoj rezultatin e tyre pa asnjë koment.

Rikthimi ka ndodhur më 6 mars, ai nuk cbëhet më vec se me votën e qytetarërve. Kishte më parë ? Urdhoni se ku janë, ajo votë është rikthimi i Sali Berishës. Është një stacion i fuqishëm për t’u bërë shumicë. Në këto zgjedhje logot e opozitës kanë marrë thuajse aq sa kanë marrë në zgjedhjet e 25 prillit, c’ka përbën një zhvillim pozitiv dhe kjo falë ‘Shtëpisë së lirisë’.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë gjatë pjesës së parë të ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu dhe dëbore. Ndërsa në ...

07:57

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43