Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Thashethemet për Putin/ Tumori, e dashura sekrete dhe 4 fëmijë të paligjshëm

Lapsi.al 9 March 2022
Thashethemet për Putin/ Tumori, e dashura sekrete dhe 4 fëmijë

Propaganda në kohë lufte është një nga elementët kryesorë. Në kohë të tilla dalin informacione jo gjithmonë të verifikueshme që ndoshta ndihmojnë moralin e trupave me lajme për fitore të bujshme. Në të njëjtën kohë ka nga ato lajme që bëhen për të diskredituar armikun. Dhe sa i përket propagandës, kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës nuk bën dallim.

Ndër lajmet që vijnë, shumë prej tyre kanë në shënjestër presidentin rus Vladimir Putin apo siç e kanë pagëzuar tabloidët britanikë “Vladi i çmendur” (Mad Vlad) për të theksuar problemet e tij të supozuara psikiatrike. Dhe është pikërisht gjendja e tij shëndetësore dhe emocionale ku përqendrohen thashethemet rreth liderit të Kremlinit.

E dashura 38-vjeçare iku me 4 fëmijët e fshehtë të Putinit

Jeta private e Putinit ka qenë gjithmonë në një kasafortë. Pak lajme ka për këtë. Dihet se ai ka qenë i martuar me Ljudmila Aleksandrovna Putina, martesa me të cilën përfundoi në vitin 2013.

[caption id="" align="alignnone" width="519"]Lyudmila Aleksandrovna Ocheretnaya Net Worth, Age, Birthday, Birth Chart,  2022, Instagram - ABTC Ljudmila Aleksandrovna Putina[/caption]

Me Ljudmila ai kishte dy vajza: Maria dhe Katerina të cilat pas divorcit ndryshuan mbiemrin për arsye sigurie. Nga viti 2013 e në vijim 69-vjeçari Vladimir Putin është zyrtarisht beqar edhe pse ai është përfolur shpesh për një lidhje me ish-gjimnasten dhe medalisten e artë olimpike, Alina Kabaeva, e cila është tani 38 vjeç.

[caption id="" align="alignnone" width="500"]Vladimir Putin e Alina Kabaeva, la love story segreta Vladimir Putin dhe Alina Kabaeva[/caption]

Pikërisht këtu janë fokusuar thashethemet e ditëve të fundit. “Alina iku në Zvicër dhe u fsheh në një shtëpi shumë të fshehtë me 4 fëmijët e saj, babai i të cilëve është Vladimir Putin”.

[caption id="" align="alignnone" width="522"]Vladimir putin e alina l atleta molto amata - Dago fotogallery Putin dhe Alina[/caption]

Ky lajm “bombë” u publikua nga “New York Post” në faqen e saj të famshme të thashethemeve ku thuhet: “Fëmijët e fshehtë të Putinit janë 2 binjakë 7-vjeçarë, të lindur në Lugano në vitin 2015 dhe dy fëmijë të tjerë për të cilët praktikisht nuk dihet asgjë përveçse edhe ata kanë pasaportë zvicerane”.

Vladimir Putin e Alina Kabaeva, la love story segreta

Vladimir Putin dhe paranoja

Ka shumë ekspertë ndërkombëtarë që analizojnë çdo dalje publike dhe çdo lëvizje të Putin në përpjekje për të deshifruar psikikën e tij. Eksperti që mori në shqyrtim video-telefonatat mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin ka bërë këtë një analizë: "Putin është paranojak".

Ka pasur të paktën 14 video-telefonata mes dy presidentëve që nga mesi i dhjetorit dhe ajo që rezulton, sipas shtypit francez, është se Putini ka "humbur mendjen". Ai nuk ka më kontakt me realitetin, kjo edhe për shkak të “yesmen”-ve që e rrethojnë dhe nuk kanë guximin t’i tregojnë se sa kritike është situata për Rusinë.

Efektet e Covid-it të gjatë tek Vladimir Putin

Edhe Covid nuk mund të mungonte në analizat si një nga shkaqet hipotetike të sjelljes psikologjike të Vladimir Putin. Laurie Garrett, një gazetare amerikane dhe fituese e çmimit Pulitzer, vuri në dukje se Putin "nuk është në gjendje të arsyetojë, ndoshta për shkak të efekteve të “Covid-it të gjatë” ndërsa po vuan edhe “pasojat e plotfuqishmërisë”.

Vladimir Putin is dying in agony from cancer ..." / Intelligence from the  Pentagon uncovers shocking details about the president's health: Here is  what his swollen face shows - Bota

Një “diagnozë” kjo e pambështetur ende nga elementë shkencorë. Sjellja e fundit sipas saj mund të jetë gjithashtu pasojë efektit "mjegulla e trurit", që është diagnostikuar tek të rikuperuarit nga Covid. Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë, një institut amerikan, ku bën pjesë edhe Laurie Garrett është i bindur se Putin po vuan pasojat e atij që njihet si “covid i gjatë”.

Vladimir Putin dhe tumori i supozuar

Putin po vdes? Është një tjetër thashethem i fundit për presidentin rus. Vite më parë flitej për “kancer në shtyllën kurrizore”, një thashethem i mohuar gjithmonë nga Kremlini. Sot, në vend të kësaj po publikohen fotot dhe video të Putinit ku fytyra e tij është shumë e fryrë dhe që mund të jetë pasojë e barnave të kimioterapisë ose steroideve. Sipas britanikes “Daily Mail”, Vladimir Putin vuan nga kanceri i zorrëve në fazën e fundit dhe kjo luftë kundër Ukrainës do të ishte akti i tij i fundit për të hyrë në historinë e vendit të tij.

Cancer or Botox? Which One Does Putin Have? | Al Bawaba

Putin dhe ndërhyrjet estetike

Vijmë në fund tek një tjetër thashethem që lidhet me pamjen e tij fizike. Sipas tij, Putin ka lënë palestrat e xhudos dhe fushat e hokejit dhe i është nënshtruar bisturisë për të ngadalësuar plakjen. Retushimin e fytyrës e ka shoqëruar me anabolikë dhe kortikosteroide. Një seri ilaçesh që thuhet se dobësojnë sistemin imunitar dhe e bëjnë atë më të prekshëm ndaj Covid-it. Kjo është arsyeja pse Putin është bërë kaq i fiksuar në mbrojtjen ndaj virusit. Kujtoni tavolinën 30 metra që e ndan nga bashkëbiseduesit vendas apo ndërkombëtarë.

Is Putin ill? Russian President's health latest - as 'ashen and bloated'  appearance leads to cancer claims | NationalWorld

Duke qenë se janë të gjitha thashetheme propagandistike nuk duhet përjashtuar që burimi i gjithçkaje të jetë vetë Kremlini. Shumë e mirë në qarkullimin e thashethemeve, ndoshta vetë Moska e bën këtë që armiku të besojë se ka ndonjë shans për fitore. Ose për të krijuar kaos, dhe për të ngatërruar ata që mund të kenë "menduar" se kanë gjetur diagnozën e duhur. ©Përktheu LAPSI.al

Të këshilluara

Polonia i jep Ukrainës avionët e saj MIG-29

Polonia deklaroi se është e gatshme të japë "menjëherë dhe pa asnjë pagesë", të gjithë avionët e saj MIG-29. Ata do të dërgohen në bazën ajrore Ramstein në Gjer...

21:21

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43