Kryetar i komanduar i PD-së në Fier, Agron Kapllanaj, thotë se është nxituar në lidhje me deklaratën e tij se dorëhiqet nga politika nëse Berisha siguron fitoren në Shkodër me kandidatin e tij.
"Shkodrën se humbi PD por e fitoi Berisha, Edi Rama dhe Tom Doshi. Sa i takon deklaratës sime që kam thënë që jap dorëheqjen nga politika nëse Berisha fiton Shkodrën ndoshta jam nxituar", u shpreh Kapllanaj teksa hynte në mbledhjen e thirrur nga Basha për të diskutuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit.
Kapllanaj dhe disa kryetarë të tjerë degësh të komanduar nga Basha, janë kurdisur sot për t'i dalë në mbrotje kryetarit që të mos largohet nga drejtimi i PD-së edhe pse koleksionoi një tjetër humbje. ©LAPSI.al