Flash

Rama ikën me charter në Dubai, turizëm për 3 ditë me disa ministra

Lapsi.al 8 March 2022
Rama ikën me charter në Dubai, turizëm për 3 ditë me

Pasi mbaroi një komunikim me gazetarët gjatë paradites, ku u përpoq të na mbushte mendjen se qeveria s'ka cfarë bën për rritjen e çmimit të naftës, Edi Rama është nisur me charter për në Dubai bashkë me disa ministra të kabinetit të tij.

Nuk është se e pret ndonjë axhendë tepër e rëndësishme, thjesht janë 3 ditë turizmi në panairin ndërkombëtar "Expo 2020Dubai". Madje disa nga ministrat që ka marrë me vete s'kanë fare asnjë rol apo takim të parashikuar.

Nesër në orën 16:30 do të ketë një organizim të vecantë për nder të Ditës Kombëtare të Shqipërisë, ku është parashikuar të ketë një fjalim edhe nga Edi Rama. Expo 2020 Dubai është një panair botëror, i cili do të mbahet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, përgjatë periudhës 1 Tetor 2021 deri në 31 Mars 2022.

Delegacioni shqiptar rikthehet në Tiranë të enjten në drekë. Interesante nëse bashkë me ministrat që Rama ka marrë me vete do të jetë edhe Belinda Balluku, e cila sot gjatë konferencës për shtyp dha edhe leksione se si të kursehet gjatë kësaj periudhe të krizës energjitike.

Ajo iu kërkoi qytetarëve të mos shkojnë me makinë për të blerë cigare ndërsa për vete mund të jetë për turizëm në Dubai bashkë me kryeministrin. Me siguri që vec panairit nuk do të kthehen në Tiranë pa një darkë te "Nusreti". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43