Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Reshje bore gjatë natës në Korçë/ Pesë fshatra të izoluara në Dardhas

Lapsi.al 9 March 2022
Reshje bore gjatë natës në Korçë/ Pesë fshatra

Në qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje dëbore të shoqëruara me erëra të forta dhe të ftohta nga drejtimi Verilindje. Temperaturat kanë zbritur në -6 gradë gjatë natës.

Në zonat malore reshjet kanë qenë me prezencë ere të fortë, në Dardhë trashësia e borës shkon në mbi 40 cm. Gjatë natës është punuar nga kontraktorët për mirëmbajtje dimërore me pastrime dhe kriposje. Të angazhuara në punë janë 9 mjete borëpastruese.

Qarkullimi i mjeteve në akset rrugore nacionale dhe turistike si Korçë – Ersekë – Leskovik; Korçë – Dardhë; Korçë-Voskopojë, kryhet pa probleme dimërore.

Në rrugën e Dardhës nga kilometri i 9-të deri në kilometrin e 13-të lëvizja me goma dimërore për orët e paradites. Aktualisht temperaturat mesatare janë në -4 gradë dhe moti është i vrenjtur me reshje të dobëta dëbore.

Kontraktorët do vazhdojnë mirëmbajtjen dimërore edhe gjatë ditës, me punime zgjerimi, pastrime dhe kriposje deri në normalizim e plotë të qarkullimit në rrugë.

Në njësinë Dardhas janë të bllokuara 5 fshatra: Prenisht, Osnat, Lekas, Niçe, Derdushë, ku ka mbi 1.5 m dëborë.

Banorët kërkojnë ndihmë pasi po mbarojnë rezervat ushqimore. Maliqi ka probleme me energjinë elektrike në Gjinikas, Osojë, Moglicë. Një pjesë e rrugës së Nikolicës është e bllokuar nga dëbora. Duke filluar nga Gora dhe më tej do ndërhyhet me kontraktorët e Korçës. Probleme me energjinë ka edhe në Progër.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë gjatë pjesës së parë të ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu dhe dëbore. Ndërsa në ...

07:57

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43