Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Ekzekutimi i Behar Sofias/ SPAK kërkon shtyrje të afatit për hetime

Lapsi.al 4 March 2022
Ekzekutimi i Behar Sofias/ SPAK kërkon shtyrje të afatit për

Edhe pse Policia dhe Prokuroria prej shumë kohësh pretendojnë se e kanë zbardhur dhe dokumentuar plotësisht ekzekutimin mafioz të biznesmenit të njohur Behar Sofia, SPAK kërkon edhe tre muaj kohë për ta plotësuar dosjen. Me sa duket, hetimet nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi faktin se kujt iu desh “koka” e biznesmenit.

Ndonëse dosja duket se e ka të plotësuar numrin e personave që kanë marrë pjesë në aktin e vrasjes dhe të sigurimit të mjeteve për ta kryer këtë vrasje, që rezultoi të ishte e paguar, Prokuroria ende nuk është e bindur për gjetjen e të gjitha fakteve dhe provave që të çojnë te shkaqet kryesore të atij ekzekutimi që tronditi Tiranën në mes të ditës dhe në mes të pandemisë, ku çdo pëllëmbë e qytetit ishte nën mbikëqyrjen e Policisë, ndonëse autori i vrasjes iu iku afër me një biçikletë përmes bulevardit.

SHTYRJA

Hetimi për dosjen penale që bën fjalë për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, i ekzekutuar në 25 shkurt 2021, në qendër të Tiranës, kërkon kohë shtesë. Vendimi mësohet të jetë marrë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila e ka parë të nevojshme zgjatjen e afateve të hetimit edhe me 3 muaj të tjerë, për shkak të pritjes së disa përgjigjeve që janë të dobishme për këtë proces hetimor. Zgjatja e hetimit vjen në një kohë kur ngjarja e vrasjes së Behar Sofisë ka mbushur më shumë se 1 vit. Ndërsa 5 autorët e dyshuar të këtij krimi të rëndë shumë shpejt do të përballen me akuzat e ngritura nga Prokuroria. Jemin Sheraj, deri në këtë fazë të hetimit, thuhet të jetë njeriu që ka porositur vrasjen e Behar Sofisë, ndërsa hetimi ende nuk ka mundur të gjejë prova se kush është personi që ka financuar këtë vrasje.

Në dosje është i fiksuar fakti se kamerat e sigurisë tregojnë se gati dhjetë minuta pas takimit, rreth orës 08:38, Jemin Sheraj duket se i jep diçka të arrestuarit Skënder Vathi, i prezantuar si “Dajo”, që sipas përshkrimit të hetuesve, në dukje është një letër. Sheraj më pas largohet nga lokali, ndërsa Skënderi vijon të qëndrojë në ambientet e brendshme edhe disa minuta më pas. Nga të dhënat e deritanishme, prokuroria posedon kamerat e sigurisë dhe dëshminë e bashkëpunëtorit, Ernejt Shytit, që pranon se fotografinë e viktimës ia dha shoku i fëmijërisë, Xhuljano Visha. Ky i fundit ishte kontaktuar nga i afërmi i Vathit, Leonard Xhixha, një ish-i dënuar për vrasje me porosi të mbetur në tentativë dhe që, së bashku me tre të tjerët, mbahet në paraburgim për vrasjen me paramendim të biznesmenit Behar Sofia, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit kriminal. /panorama

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI