Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Analiza në “The Guardian”/ E vërteta e hidhur e luftës së Putin në Ukrainë

Lapsi.al 3 March 2022
Analiza në “The Guardian”/ E vërteta e hidhur e

Rënia e qytetit të parë ukrainas në duart e ushtrisë ruse është e një e keqe edhe për pjesën tjetër të vendit. Forcat ruse rrethuan dhe lanë në uri portin jugor të lumit Dnieper të Khersonit që ai të nënshtrohej. Kryebashkiaku i Kherson u tha gazetarëve se shumë qytetarë humbën jetën nga armë të panjohura të kalibrit të lartë të përdorura nga rusët në bombardimin e qytetit të tij. Por taktikat e rrethimit të Vladimir Putinit, të njohura për këdo që kujton rolin e Rusisë në betejën e vitit 2017 për Alepon në Siri, sot përbëjnë krime lufte.

Ushtarët rusë po kërcënojnë të shkatërrojnë qytetet e Ukrainës nëse nuk dorëzohen. Kryetari i bashkisë së Mariupolit, në Detin e Zi, tha se ushtria e Putinit po sulmonte linjat hekurudhore dhe urat si dhe po ndërpret ujin dhe energjinë elektrike.

Në vitin 2014, Putin e përshkroi Kievin si "nënën e qyteteve ruse". Fakti që ushtria e tij po përgatitet të rrethojë kryeqytetin ukrainas me fuqi të mjaftueshme zjarri për ta kthyer atë në një gërmadhë, tregon planin e tij në marrëzi kriminale. Mund të shpresohet vetëm se një ditë presidenti rus do të ulet në bankën e të akuzuarve në Hagë, ku bëmat e tij mund të ekspozohen për vrasjen e pakuptimtë të të pafajshmëve.

Kriminaliteti i pushtimit të Putinit është tronditës. Ai po mbjell vdekjen dhe panikun në Ukrainë, me pak konsideratë të dukshme për jetën e civilëve. Lufta e tij ka vetëm 1 javë dhe forcat ruse tashmë po hedhin municione thërrmuese në zonat e banuara.

Sulmet ajrore sipas zyrtarëve ukrainas, goditën shkollat dhe shtëpitë në rajonin e Chernihiv. Vlerësimi i presidentit francez pas bisedës me Putinin se "më e keqja do të vijë" në Ukrainë nuk ka gjasa të jetë një taktikë frikësuese. Disa nga trupat e vetë zotit Putin duket se nuk kanë mundësi për një luftë sulmuese në Ukrainë mbi bazat ushtarake, siç pretendon Moska.

Në vend të kësaj, ushtria ukrainase i ka hedhur në luftë ushtarët si pushtues adoleshentë të pafat dhe rekrutë të mjerë. Detyrimi i të rinjve të varfër për të luftuar në një luftë të paligjshme duhet t'i shtohet listës së akuzave me të cilat mund të përballet zoti Putin. ©Marrë nga The Guardian, përshtati në shqip LAPSI.al

Të këshilluara

Epoka e re e telekomunikacionit!

Investimet më të fundit në sektorin "mobile", në rajon Ofruesi i parë malazez i telefonisë celulare, Telenor (ish-Promonte), i cili kohët e fundit u mor nga ...

19:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI