Flash

Lufta Rusi – Ukrainë/ 10 ngjarjet më të rëndësishme që ndodhën të enjten

Lapsi.al 3 March 2022
Lufta Rusi – Ukrainë/ 10 ngjarjet më të

Civilët vazhdojnë të ikin nga Ukraina drejt vendeve fqinje ndërsa bombardimet e Rusisë ndaj qyteteve kryesore po intensifikohen. Lapsi.al sjell më poshtë zhvillimet kryesore të ditës së sotme.

1. OKB-ja tha se më shumë se 1 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i konfliktit 8 ditë më parë.

2. Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit port kyç të Khersonit në bregun jugor të Ukrainës, duke e bërë atë qytetin e parë të madh që bie.

3. Granatimet vazhdojnë në qytetin port strategjik të Mariupolit dhe kryebashkiaku atje tha se forcat ruse kanë ndërprerë energjinë elektrike, ushqimin, ujin dhe ngrohjen.

4. Të paktën 22 persona janë vrarë në sulmet ajrore në Chernihiv, një qytet rreth 70 milje në veri të Kievit.

5. Një raund i dytë bisedimesh midis negociatorëve rusë dhe ukrainas është zhvilluar në Bjellorusi, me Ukrainën duke bërë thirrje për një armëpushim dhe korridore humanitare për evakuimin e civilëve.

6. Vladimir Putin pohoi në një fjalim televiziv se pushtimi "po shkonte sipas planit".

7. “NATO nuk po shqyrton një zonë ndalim-fluturimi”, - tha ambasadori i SHBA në aleancë. Sipas shtëpisë së bardhë kjo do të çonte në një luftë me Rusinë.

8. Në një konferencë për shtyp, Volodymyr Zelensky i tha NATO-s: "Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt, atëherë më jepni aeroplanë". Zelensky gjithashtu i kërkoi Putinit bisedime të drejtpërdrejta.

9. Rusia do të sfidojë ndalimin ndaj ekipeve të saj të futbollit nga FIFA dhe UEFA.

10. Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka nisur një hetim mbi krimet e mundshme të luftës në mes të bombardimeve të dyshuara të civilëve nga forcat ruse.

Kaq për momentin! ©LAPSI.al

Të këshilluara

Epoka e re e telekomunikacionit!

Investimet më të fundit në sektorin "mobile", në rajon Ofruesi i parë malazez i telefonisë celulare, Telenor (ish-Promonte), i cili kohët e fundit u mor nga ...

19:02

Aksident në Lezhë, një i plagosur

Një aksident me ka ndodhur në dalje të Lezhës pasditen e së enjtes. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor në ishull Lezhë. I lënduari Anton Haxhi...

18:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI