Flash

Pas Turqisë edhe Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lapsi.al 3 March 2022
Pas Turqisë edhe Kroacia mbështet anëtarësimin e

Pas Turqise edhe Kroacia e mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO. Një gjë të tillë e ka bërë me dije Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes nj postimi në rrjetet sociale ku shkruan se shteti kroat e mbështetë maksimalisht dhe do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Mehaj shkruan se sot ka biseduar me homologun e tij kroat, Mario Banozic.

"Kroacia mbështetë maksimalisht dhe do të angazhohet për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Sot pata një bisedë me mikun tim, Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic. Me Ministrin Banozic, diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë. Me të ndamë të njëjtin qëndrim se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me orientim euroatlantik duhet të jemi të bashkuar në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenoj sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë. Gjithashtu nga Ministri Banozic mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë në synimin tonë për anëtarësim në NATO, në proces të përshpejtuar. Ju faleminderit miku im, Ministër Banozic! Ju faleminderit Republikës së Kroacisë dhe popullit mik kroat! SëBashkuMëTëFortë!", shkruan Mehaj. Pro anetaresimit te Kosovës në NATO u shreh edhe presidenti turk, Erdogan teksa priti në Ankara presidenten Vjosa Osmani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ekonomia sekrete e çantës Birkin

Sipas Luca Solca, kreu i mallrave luksoze në BNP Exane Paribas, Hermes ka arritur të arrijë statusin e dëshiruar të kultit përmes një strategjie biznesi të hart...

13:07

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI