Flash

Rama: Kush thotë që nuk votoj, të kujtojë ukrainasit që po luftojnë për këtë të drejtë

Lapsi.al 3 March 2022
Rama: Kush thotë që nuk votoj, të kujtojë ukrainasit që

Kryeminstri Edi Rama ishte sot në Rrogozhinë, ku mbështeti kandidatin e Partisë Socialiste, Edison Memolla.

 Kur na takojnë pak orë nga 6 marsi, kur qytetarët në gjashtë bashki të vendit do të zgjedhin kryetarin e ri, Rama bëri thirrje për pjesëmarrje në votim. Ai bëri një krahasim me situatën aktuale në Ukrainë, ku qytetarët po luftojnë për të mbrojtur pavarësinë e vendit dhe për të ndaluar pushtimin rus.

“Lufta në Ukrainë… Askujt nuk ia kishte marrë mendja. Dikush që deri dje ishte në zyrën e tij (presidenti Volodymyr Zelensky), sot është në terren për të mbrojtur deri në fund vendin e tij.

Në këtë moment, të gjithë ndjejnë se sa e çmuar është ajo që kanë, liria e tyre, mundësia për të jetuar dhe për të marrë frymë lirisht, për të qenë bashkë me familjen.

Edhe në Rrogozhinë, si në pesë bashki të tjera do të duhet të vendosin për njerëzit që do t’i drejtojnë për një periudhë kohe. Për njerëzit që thonë se nuk është puna ime dhe nuk më intereson, është fyese për ata që në Ukrainë janë gati të hapin jetën sepse nuk duan t’u mungojnë kjo liri”, tha kryeministri para qytetarëve të Rrogozhinës.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, një i plagosur

Një aksident me ka ndodhur në dalje të Lezhës pasditen e së enjtes. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor në ishull Lezhë. I lënduari Anton Haxhi...

18:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI