Flash

VIDEO/ Shikoni ç’bëhet në mesnatë Kiev, kudo dëgjohen shpërthime

Lapsi.al 25 February 2022
VIDEO/ Shikoni ç’bëhet në mesnatë Kiev, kudo
Në Kiev ka kaluar mesnata, por nuk ndalen shpërthimet e forta. Një dëshmitar i tha Reuters se në kryeqytetin ukrainas janë dëgjuar të shtëna të forta artilerie. Një tjetër dëshmitar tha se kishte të shtëna me armë zjarri në pjesën perëndimore të qytetit. Kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko u shpreh se 3 shpërthime u dëgjuan brenda 5 minutave pranë një termocentrali në veri të qytetit. Ministria e mbrojtjes ka këshilluar banorët e Kievit të bëjnë bomba me benzinë për të zmbrapsur pushtuesit. “Kjo natë do të jetë më e vështira. Armiku do të hyjë brenda. Ne duhet të përballojmë. Nata do të jetë shumë e vështirë, por perëndimi i diellit do të vijë”, - tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy në një fjalim. “Kjo natë do të jetë më e vështirë se dita. Shumë qytete të shtetit tonë janë nën sulm: Chernihiv, Sumy, Kharkiv, djemtë dhe vajzat tona në Donbas, qytetet e jugut, por vëmendja e veçantë është për Kievin. Ne nuk mund ta humbim kryeqytetin” – tha ai. ©LAPSI.al https://twitter.com/nexta_tv/status/1497337369128800256?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497337369128800256%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2Flive%2F2022%2Ffeb%2F25%2Frussia-ukraine-invasion-latest-news-live-updates-russian-war-vladimir-putin-explosions-bombing-invades-kyiv https://twitter.com/ASLuhn/status/1497279861035053057?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497279861035053057%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2Flive%2F2022%2Ffeb%2F25%2Frussia-ukraine-invasion-latest-news-live-updates-russian-war-vladimir-putin-explosions-bombing-invades-kyiv

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI