Flash

Rritet presioni mbi Albin Kurtin, në Kosovë kërkohet pagë minimale 400 euro

Lapsi.al 23 February 2022
Rritet presioni mbi Albin Kurtin, në Kosovë kërkohet pagë

Është rritur presioni mbi Qeverinë e Kosovës për çështjen e pagës minimale. Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat s’është pajtuar as me raportimet për 250 euro pagë minimale e as për kërkesën e Bashkimit të Sindikatave për pagë minimale 350 euro. Jusuf Azemi, kryetar i SPSK-së ka thënë se s’do të pajtohen me asnjë pagë minimale nën 400 euro.

“Nuk guxoj të them se cili do të jetë propozimi i kryeministrit për pagën minimale. Njëherë pati thënë 350 euro e më pas 250. Ne nuk duam të flasim se për cilën shumë e ka fjalën. Ne bëjmë me dije që nëse duhet biseduar për pagën minimale duhet me përfaqësuesit e sektorit privat dhe jo të tjerët. Neve nuk na pajton çfarëdo page që është nën 400 euro edhe pse kjo pagë është shumë e vogël”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Azemi është ankuar për kushtet e punëtorëve në vend. Ka thënë se mbi 200 mijë punëtorë kanë aplikuar për viza pune për të dalë jashtë vendit.

“Gjendjen e punëtorëve të sektorit privat rritja e inflacionit e ka përdhosur edhe më shumë. Që të jetë strumbullar i te gjitha këtyre të këqijave ka qenë edhe ngritja e energjisë elektrike”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova tash po përballet me mungesë punëtorësh në të gjitha sektorët.

Azemi ka apeluar te Parlamenti që të aprovojë tërheqjen edhe të një pjese të trustit për punëtorët.

Çështja e pagës minimale ka nxitur debat ditëve të fundit që kur kryeministri Albin Kurti njoftoi se së shpejti do të dilet me propozim. BSPK-ja ka thënë se kërkon pagë minimale 350 euro.

Edhe punëdhënësit janë shprehur pro një ngritjeje të pagës minimale, që ka vite që është 130-170 euro.

Çështja e pagave do të dalë në Kuvend muajin e ardhshëm, kur deputetët pritet të shqyrtojnë Ligjin për Paga./ Koha.net

Të këshilluara

Dënohet me 17 vite burg Francesco Becchettin

Drejtësia shqiptare ka dhënë një tjetër vendim sot për biznesmenin italian, pronarin e Agon Channel dhe disa kompanive të tjera në vendin tonë. Francesco Becche...

15:14

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI