Flash

“Foltorja” e Berishës: Basha gjen alibi për të mbuluar marrëdhëniet me Ramën

Lapsi.al 17 February 2022
“Foltorja” e Berishës: Basha gjen alibi për të

Foltorja e ish-kryeministrit Berisha thotë se akuzat e Lulzim Bashës ndaj qeverisë në parlament për inceneratorët dhe shembjen e Teatrit janë një alibi për të treguar se është në përballje me Edi Ramën.

“Për të justifikuar kartonat jeshilë pro katastrofës së reformës në drejtësi, Basha u rrek sot të gjente një alibi për faktin se: “U ul me dëshirë në prehrin e Rilindjes, por beteja “sa për sy e faqe” me Edi Ramën, sapo ka filluar!”.

Lulzim Brava kërkon të shesë opozitarizmim fallco dhe betejat e njëpasnjëshme të braktisura dhe të shitura haptas me sloganin e hershëm të pengmarrësit të tij, Edi Ramës: "Fajin e ka Saliu"!

Lulzim Brava nuk mund t'u shpjegojë qytetarëve se ç’kuptim ka të tregosh me fakte vjedhjen, kur ti voton ne komisione të parlamentit marrjen e borxhit të ri prej 720 milionësh euro për tu vjedhur dhe shpërdoruar nga narkoqeveria, apo e amniston me votë sistemin e drejtësie të kapur e kontrolluar nga banda e Rilindjes.

Ndërkohë, në aktin final të votimit, ti bëhesh njësh me ta! Ky është thjesht një teatër ku binomi Rama - Basha vazhdojnë të vjedhin bashkë duke vrarë shpresën e shqiptarëve për ndryshim” – thuhet në reagimin e Foltores. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI