Flash

Berisha vijon fushatën në Lushnje: Nëse ka shqiptarë të braktisur nga kjo qeveri, të parët janë të rinjtë, të dytët fermerët

Lapsi.al 17 February 2022
Berisha vijon fushatën në Lushnje: Nëse ka shqiptarë të

Sali Berisha ka vijuar fushatën për mbështetjen e kandidatit të tij në Bashkinë Lushnje. Gjatë një takimi në Bubullimë ai hodhi akuza ndaj Edi Ramës për braktisje të fermerëve.

"Nëse ndali në këto 8 vite çfarë do të gjeni si rezultat të tyre, do të gjeni uljen për shkak të inflacionit të rrogave dhe pensioneve të paktën me 30%.

Në vitin 2013 rrogat dhe pensionet e këtij vendi ishin më të lartat në të gjithë rajonin, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë. Nuk ishte e lehtë ajo, ishte e vështirë, por ishte e domosdoshme që njerëzit të kishin shpresë të Shqipëria, popullata filloi të rritej nga viti në vit.

Por ju jeni dëshmitar, çfarë investimesh janë bërë në Lushnje në këtë periudhë? Nëse ka shqiptarë të braktisur nga kjo qeveri, të parët janë të rinjtë, të dytët fermerët. Të cilët, po i braktise, të rinjtë ikin dhe largohen, fermerët shkojnë drejt kapitullimit. Një fermer më shkruante se do të mbyllte serën për 6 muaj sepse punëtorët po ikin një nga një jashtë", tha Berisha.

Të këshilluara

Kuvendi voton 6 anëtarët e rinj të AMA-s

Kuvendi ka miratuar gjashtë anëtarët e rinj të Autoritetet të Mediave Audiovizive. Siç shihet edhe nga votimi më shumë vota kanë marrë Jetimir Halilaj dhe Besim...

17:24

13 arrestime, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar dhe një 34-vjeçar për pengmarrje të një të mituri. Specialist...

13:01

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI