Flash

Afera e inceneratorëve/ Veç vjedhjes që po hetohet nga SPAK, dy muaj pa rroga janë edhe punëtorët

Lapsi.al 17 February 2022
Afera e inceneratorëve/ Veç vjedhjes që po hetohet nga SPAK, dy

Rreth 30 punëtorë të riciklimit të mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit protestuan të enjten për mos marrjen e pagave dy muajt e fundit. Ata thanë se janë në vështirësi të mëdha ekonomike dhe paga që marrin aty është shpresa për familjet e tyre që të mund të sigurojnë minimumin e jetesës.

“Jam 8 vetë në familje. Unë kam marrë kredi dhe kredia ka dy javë që ka kaluar. Kemi arritur kemi dalë këtu në rrugë. Kemi dy muaj që nuk i marrim”, tha para kamerave një prej punonjësve para dyerve të impiantit në periferi të Elbasanit.

Burri rreth të 50-tave pretendoi se drejtuesit u kishin premtuar disa herë pagën, por nuk ua kishin dhënë atë. “Do i mirrni, do vijnë, do bisedojmë me atë. Ne sot e pamë që nuk po bëhej gjë”, tha ai, ndërsa paralajmëroi se protesta do të vijonte.

Kompania Albtek Energy, e cila ka në zotërim koncesionin për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Elbasan përfshi inceneratorin, u sekuestrua në dhjetor të vitit që shkoi nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit, për shkak të akuzave mbi drejtuesen e saj Stela Gugallja, e cila është arratisur.

Pas vendosjes së sekuestros për kompaninë u caktua si administrator shtetëror Arjan Baçi.

Një prej përfaqësuesve të për administrimin e impiantit Enea Murataj deklaroi për gazetarët se nuk kishte vonesa pagash dhe brenda datës së caktuar punëtorët do të marrin pagesat e tyre. Ai pretendoi se protesta ishte pasojë e panikut dhe ndoshta e shtyrë politikisht dhe nuk ka bazë të vërtetë.

Ndërkohë që punëtorët protestonin, dy përfaqësues nga brenda impiantit kërkuan që ata të hynin brenda e të bisedonin me administratorët. Punonjësit nuk dolën më nga godina dhe BIRN mësoi se ata kishin marrë turnin dhe kishin vijuar punën.

Inceneratori i Elbasanit vazhdon të grumbullojë mbetjet e Elbasanit dhe të disa bashkive të tjera, të cilat i nënshtrohen një faze të ndarjes së mbetjeve të riciklueshme ku janë të punësuar rreth 30 punëtorë./ BIRN

Të këshilluara

Kuvendi voton 6 anëtarët e rinj të AMA-s

Kuvendi ka miratuar gjashtë anëtarët e rinj të Autoritetet të Mediave Audiovizive. Siç shihet edhe nga votimi më shumë vota kanë marrë Jetimir Halilaj dhe Besim...

17:24

13 arrestime, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar dhe një 34-vjeçar për pengmarrje të një të mituri. Specialist...

13:01

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI