Flash

Arrestimi i gjeneralit italian/ Berisha: Është mik i Ëngjëll Agaçit, Antimafia po i afrohet Ramës

Lapsi.al 10 February 2022
Arrestimi i gjeneralit italian/ Berisha: Është mik i Ëngjëll

Sali Berisha ka folur në Kuvend për aksionin e antimafias italiane, ku u vu në pranga dhe Fabrizio Lisi, ky i fundit ish-gjeneral i Policisë së Guardia di Finanzia.

Sipas Berishës, duke iu referuar dhe akuzave të bëra më herët prej tij, ai ka denoncuar lidhjen që Lisi ka pasur me sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë Ëngjëll Agaçi.

Lexo më tej: Arrestohet ish-gjenerali i Guardia di Finanzas në Itali 

Berisha tha se antimafia italiane është duke iu afruar me hetime Edi Ramës.

Lisi ka përfituar një sipërfaqe të madhe toke në Shqipëri, në rrethana që nuk dihen ende.

Ka pretendime se ai dhe Agaçi janë komshinj në Itali, ku sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë ka jetuar, para se të thirrej nga Edi Rama.

"Së pari kreu i Meduzës nuk ndodhet këtu, sepse don agaçio me gjeneral Lisin ishin si mishi me thoin, kur unë i vura emrin dhuratëmadhi, e kisha fjalën si e lumturoi komshiun e vetë. Unë e falenderoj Antimafian italiane, që po ecën drejt kreut të Meduzës, dhe ai nuk mund të ishte këtu sot në sallë, nuk e mbron askush, antimafia italiane është në veprim." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI