Flash

(VIDEO) Banorët e "5 majit" sherr me Edi Ramën në zyrë

Lapsi.al 10 February 2022
(VIDEO) Banorët e "5 majit" sherr me Edi Ramën në

Takimi i tre përfaqësuesve të banorëve të "5 majit" me Edi Ramën prodhoi debat me tone të ashpra.

Një video e filmuar nga një prej banoreve tregon situatën e tensionuar brenda gjatë takimit. Vajza e quajtur Laureta Nikolla që filmon shprehet se kryeministri nuk i dëgjoi, ndërsa dy gra të tjera janë në këmbë duke debatuar ashpër me Ramën.

https://streamable.com/nw6ojj

Pas takimit, Nikolla është shprehur për mediat se Edi Rama nuk iu ka dhënë asnjë shpresë për zgjidhjen e problemit, duke iu thënë vetëm që “do t’i merrni”, duke iu referuar shtëpive që iu shembën. Ndërsa nën kryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku kishte treguar arrogancë.

U përplasëm me Maznikun. Gjatë bisedës me kryeministrin, ai na tha vetëm ‘pusho, pusho’. Më tha mua ‘çfarë kërkon ti me atë kasolle?’ Nuk na dha asnjë shpresë, duke na thënë vetëm ‘do t’i merrni’. Kërkova të filmoja takimin, por ndërhynë badigardët dhe nuk më lejuan, duke më thënë se ‘nuk lejohet filmimi’”, ka thënë banorja pas takimit me Ramën.

Edhe një personash tjetër e njohur në media për rezistencën e saj kur fadromat dhe policia po i prishnin shtëpinë, Nënë Liza zbuloi se ishte tejet skeptike në raport me premtimet e kryeministrit.

“Nuk besoj mor gjallë, i merr era. S’kam për të dalë nga shtëpia. Kontratën nuk e kam marrë. Dua kontratën me bashkinë, me vulë, me noter. Atëherë ulem unë. Kur ta firmosë kryebashkiaku. Nuk e fal se nuk kam mundësi, I kam falur boll. I dua të gjitha metrat katrorë. Unë vilë e kam pasur. si kërkova vilë, por siç e kam pasur. E kam pasur në proces legalizimi. Kontratën do e firmos kur të vijë kryetari i Bashkisë, ai e vendos. S’ka asnjë afat, asnjë garanci. Se kur do bëhet pallati se dimë. Kryeministri thotë; do e merrni. Por kur do e marrim? S’kemi marrë asnjë garanci.”, tha ajo. ©LAPSI.AL 

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI