Flash

BE dhe UNDP tërhiqen nga restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës, ministri Çeku jo

Lapsi.al 8 February 2022
BE dhe UNDP tërhiqen nga restaurimi i shtëpisë së Xhafer

BE dhe UNDP janë tërhequr nga projekti për restaurimin e Shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë si dhe kanë kërkuar falje për çfarëdo “ofendimi të paqëllimshëm”.

Shkak u bënë reagimet e forta kundër iniciativës së ministrisë së Kulturës së Kosovës për të restauruar shtëpinë në Mitrovicë të ish-ministrit të qeverisë kuislinge të Tiranës gjatë pushtimit nazist.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Zyra e BE-së në Kosovë bën të ditur se ka ndjekur me kujdes shqetësimet pas vendimit të shtëpisë së Devës me pretendimin se ishte një ndër themeluesit e organizatës së njohur me emrin “Lidhja e Dytë e Prizrenit”.

“UNDP dhe BE i kanë përcjellë me vëmendje shqetësimet pas njoftimit për restaurimin e një lokacioni të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë që lidhet me pronarin e mëparshëm Xhafer Deva, e kaluara e të cilit si bashkëpunëtor i nazistëve është komentuar shumë gjatë ditëve të fundit. Synimi i projektit ka qenë gjithmonë të bashkojë komunitetet dhe të kontribuojë në kohezionin social duke përdorur trashëgiminë kulturore si instrument për dialog ndërkomunitar dhe duke rivendosur trashëgiminë kulturore në shfrytëzim të komuniteteve. UNDP dhe Bashkimi Evropian shprehin keqardhje të sinqerte për çdo ofendim të paqëllimshëm të shkaktuar permes njoftimit për fillimin e punimeve por duke mos e cekur sfondin historik të Xhafer Devës”, - thotë Zyra e BE-së për Gazetën Express.

Në një reagim të bërë nga ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku thuhet se Kosova nuk rehabiliton figura historike siç bën Serbia duke këmbëngulur në restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës. E vështirë të ndahet personi nga posti që ka mbajtur për më tepër që Deva ka qenë një nga personat që urdhroi masakrën e Tiranës në prill të 1944 ku u vranë 84 qytetarë të pafajshëm. Megjithatë ministri Çeku këmbëngul për ta vijuar projektin dhe thotë se zhurma e nisur e ka fillin në Serbi. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Përplasje për rehabilitimin e kolaboracionistit Xhafer Deva në Kosovë

Rehabilitimi i kolaboracionistëve, njollë turpi për qeverinë Kurti

Të këshilluara

Një fantazmë blen portin e Durrësit

Një javë më parë në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit mbërriti një aplikim. Dërguesi ishte Symphony Invest Limited, guaska e Muhamed Alabarit nga ishujt...

21:02

Kosova miraton tarifat e reja të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë ka miratuar të martën tarifat e reja për energji elektrike. Departamenti për Tarifa në ZRRE ka thënë se rri...

19:46

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI