Flash

U arrestua për vrasje në Tiranë, por do ekstradohet në Itali ku akuzohet ...për drogë

Lapsi.al 8 February 2022
U arrestua për vrasje në Tiranë, por do ekstradohet në Itali

Ferdinand Rrushi do ti dorëzohet Italisë. Ky vendim u dha nga Gjykata që pranon ekstradimin e tij dhe pranon kërkesën e Italisë. Mbas këtij vendimi të shpallur gjatë të martës, miratimi i ekstradimit do të përcillet ministrit të Drejtësisë, i cili është autoriteti final që pritet ti largoje drejtësisë shqiptare një nga protagonistet e një krimi te rende ndodhur ne nëntor 2021.

I akuzuari u zbulua fillimisht nga te afërm të viktimës që e treguan ate si njeriu i fundit me te cilin viktima u largua me një automjet. Mbas këtij momenti familja nuk dinte me asgjë per fatin e tij. Por, kur 43 vjecari Rrushi u thirr ne polici, u zbulua qe ndërkohe ndaj tij ishte prerë një mase arresti dhe ishte i shumë kërkuar bazuar ne masën e një gjyqtari paraprak ne Xhenova. Në shkresat e dorëzuara nga pala italiane rezulton se ky shtetas është anëtar i një organizate kriminale që trafikon dhe tregton kokainë në shtetin italian.

Sakaq gjate hetimeve ne Tirane dhe këqyrjes se kamerave te sigurisë trupi i viktimës, Rruzhdi Hoxha, i cili kishte qëndruar me te dyshuarin u gjet disa dite me vone ne zonën e Qafe Mollës. Nga kontrollet ne zonën e Dajtit policia gjeti disa parcela me hashash që dyshohet se i përkisnin te akuzuarit.

Aktualisht ky shtetas është nën hetim në Shqipëri për tre vepra penale, më e rënda ajo e rrëmbimit dhe vrasjes së Rruzhdi Hoxhës dhe nga ana tjetër edhe ajo e kultivimit të drogës, si dhe e pastrimit të parave. Ne përgjimet e italianeve dhe vëzhgimet, Ferdinand Rrushi i njohur ndryshe si Fredi shfaqet ne episode te ndryshme te dërgesave me kokaine. /TCH

Të këshilluara

Një fantazmë blen portin e Durrësit

Një javë më parë në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit mbërriti një aplikim. Dërguesi ishte Symphony Invest Limited, guaska e Muhamed Alabarit nga ishujt...

21:02

Kosova miraton tarifat e reja të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë ka miratuar të martën tarifat e reja për energji elektrike. Departamenti për Tarifa në ZRRE ka thënë se rri...

19:46

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI