Flash

Kosova miraton tarifat e reja të energjisë

Lapsi.al 8 February 2022
Kosova miraton tarifat e reja të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë ka miratuar të martën tarifat e reja për energji elektrike.

Departamenti për Tarifa në ZRRE ka thënë se rritjen e çmimit në fatura do të vërejnë konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat në orë.

Fillimisht ky institucion kishte propozuar rritje për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovat në orë.

Zyrtarë të këtij institucioni kanë përmendur se pas propozimit fillestar kanë marrë komente si asnjëherë më parë nga konsumatorët dhe organizata tjera.

“Të gjithë konsumatorët komercialë dhe konsumatorët shtëpiakë që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë do të kenë zero rritje”, është thënë në takim, duke përmendur se rreth 20 për qind e konsumatorëve e tejkalojnë këtë konsum.

Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat në orë do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët.

Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00.

Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.

Sipas ZRRE-së, bllok-tarifa nuk është diskriminuese pasi “zbatohet njëtrajtësisht për të gjithë konsumatorët”.

Për bizneset nuk do të ketë blloqe tarifore.

Për të lehtësuar barrën e qytetarëve nga rritja e pritshme e çmimit të rrymës, Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 75 milionë eurosh në formë subvencionimi për ta.

Subvencionet e Qeverisë do të shfrytëzohen për një periudhë njëvjeçare.

Muajve të fundit, Kosova është futur në krizë energjetike, si pasojë e krizës së ngjashme që ka përfshirë Evropën.

Kriza në Evropë është thelluar kah mesi i vitit 2021, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të gazit.

Kjo ka bërë që Kosovës t’i rriten çmimet e importit.

Kosova nuk mund t’i përballojë e vetme kërkesat - kryesisht për shkak të vjetërsisë së termocentraleve që ka.

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë lëshuar të martën sallën pasi nuk ka pasur kuorum për t’u miratuar propozimi për diskutim të vendimit të ZRRE-së.

Ato kanë kundërshtuar vendimin e ri të këtij institucioni për tarifat e reja të rrymës.

Kuvendi është mbledhur më 8 shkurt për të shqyrtuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara./REL/

Të këshilluara

Aksident në Milot, plagoset rëndë një grua

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen pranë një karburanti, ku një grua 50-vjeçare është përplasur nga një kamion. D.C, banuese në Milot është ...

18:58

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI