Flash

Meta nxjerr listën: 10 kandidatë për një vend në Gjykatën Kushtetuese

Lapsi.al 8 February 2022
Meta nxjerr listën: 10 kandidatë për një vend në

10 kandidatë janë në garë për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese. Vendi vakant si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese mbeti pas mbarimit të mandatit të Përparim Kalos. Pasditen e sotme presidenti Ilir Meta ka publikuar listën emërore të 10 aplikantëve që kanë shprehur interes, në mesin e të cilëve janë dhe ish-kryeprokurorja Arta Marku dhe kreu i KLP-së Gent Ibrahimi.

NJOFTIMI

Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se: Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e plotë”, e krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në datën 08.04.2022, të zotit Përparim Kalo, me vendim nr. 42 datë 22.12.2021, të Gjykatës Kushtetuese, procedurë aplikimi kjo e shpallur me Dekretin nr. 13413, datë 13.01.2022, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë shprehur interes dhe kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

1.Zonja Ardita Buna

2.Zonja Arta Marku

3.Zonja Arta Vorpsi

4.Zoti Besnik Dervishi

5.Zonja Elida Take

6.Zoti Gent Ibrahimi

7.Zonja Juliana Latifaj

8.Zoti Maksim Qoku

9.Zonja Manjola Xhaxho

10.Zoti Sandër Beci

Lista e aplikantëve të mësipërm dhe dokumentacioni për secilin kandidat i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre në përputhje me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit.

Institucioni i Presidentit të Republikës, referuar pikës 2 të nenit 7/b, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, gjen rastin të kujtojë se, të gjitha institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Të këshilluara

Aksident në Milot, plagoset rëndë një grua

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen pranë një karburanti, ku një grua 50-vjeçare është përplasur nga një kamion. D.C, banuese në Milot është ...

18:58

Plehrat, gjobitet kryebashkiaku i tretë

Një tjetër kryetar bashkie është gjobitur për mos menaxhimin e mbetjeve në terren, të hedhura në mënyrë të jashtëligjshme. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka g...

16:40

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI