Gjykata e Lezhës ka dënuar me 12 vite burg 71-vjeçarin Gjergj Gjini, i cili në muajin dhjetor të vitit të kaluar plagosi me armë zjarri fqinjin e tij Hil Gjonin, 43-vjeç. Ngjarja, e ndodhur në fshatin Balldren të Lezhës, ka ardhur si pasojë e faktit se 71-vjeçari pretendonte se Gjoni i ka helmuar delet.
Trupa gjykyese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredini shpalli fajtor të moshuarin për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe minicionit” dhe “Kanosje”.