Flash

Meta: Me Berishën më ndan vetëm një çështje

Lapsi.al 1 February 2022
Meta: Me Berishën më ndan vetëm një çështje

Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se nuk e shqetësojnë akuzat e Lulzim Bashës.

“Problemi im do të ishte në qoftë se lideri historik do të ishte kundër meje! Ky do të ishte një problem për mua. Ka nevojë kjo për komente?! Si “magnet i kësaj toke” – i tha nëna!” – tha Meta në Fax News duke nënkuptuar Berishën dhe duke sqaruar çfarë e lidh dhe çfarë e ndan me të.

“Ajo që na bashkon, është se të dy çdo gjë e kemi ndërtuar vetë në jetë. Ai ka ardhur nga një fshat, që sipas kufirit tonë është më i largëti në Shqipëri. Dhe është ngjitur me punën e vet të jashtëzakonshme në majat e mjekësisë, të shkencës dhe të politikës. Por edhe unë pak a shumë të njëjtën gjë kam bërë, se edhe unë kam lindur në një fshat malor, 1000 metra mbi nivelin e detit.

Çdo gjë e kam arritur vetë në kuptimin e mirë të fjalës. Që çdo gjë do ta arrish me punë, me këmbëngulje, pa dhurata, pa pritur dhurata nga askush, sepse dhuratat të fusin në borxh dhe ky është problem i madh. Pastaj kur mësohesh me dhurata, është edhe më kaq pastaj, sepse humbet masën dhe kërkon vetëm dhurata! Prandaj nuk duhen llastuar edhe fëmijët kur kërkojnë dhurata.

Kjo na bashkon, por mendoj se na bashkon edhe interesi kombëtar në tërësi. Këto janë ngjarje që dihen nga të githë. Kemi pasur edhe momente, dihen ato tonat: 28 a 29 nëntorin nuk jemi marrë vesh dhe ndoshta as nuk kemi për t’u marrë vesh për këtë çështje” – tha Meta.

“Megjithatë, ka një meritë: Ka sjellë primaret, dhe ky është një zhvillim. Të gjitha do ta bëjnë, dhe do ta bëjnë edhe më mirë, po të kenë mundësi! Se dëgjoj që ka vërejtje se u bënë jo po kështu, jo po ashtu” – e mbyll Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI