Një aksident ka ndodhur në Tiranë këtë pasdite. Një vajzë e rë është përplasur nga një automjet teksa po kalonte rrugën në Unazë, përballë Kishës Katolike. Në pamje duket e aksidentuara në asfalt, teksa po i jepet ndihma e parë nga kalimtarët e rastit. Makina që shkaktoi aksidentin mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.
