Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjdhjeve kërkesën për tu regjistruar si subjekt politik në zgjedhjet e 6 Marsit. KQZ ka shpërndarë kërkesën e LSI-së për regjistrim në zgjedhjet për kryebashkiakë në gjashtë bashki.
Më herët në KQZ janë regjistruar Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Sakaq, pritet që partitë politike të bëjnë publik edhe emrat e kandidatëve. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse LSI do të dalë me kandidatë më vete, apo me një koalicion të përbashkët edhe me Komisionin e Rithemelimit.