Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Berisha i përgjigjet Escobar: Nxirrni një fakt për shpalljen “non grata”

Lapsi.al 27 January 2022
Berisha i përgjigjet Escobar: Nxirrni një fakt për shpalljen

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje deklaratës së Gabriel Escobar, zv.Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit. I pyetur nga mediat e Kosovës, Escobar ka sqaruar marrëdhniet e tij me PD dhe Berishën.

“Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Sekretari Blinken e ka bërë të qartë. Shtetet e Bashkuara do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve për angazhim në vepra të mëdha të korrupsionit ose në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës dhe në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor.

Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie. Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse Partia Demokratike ose ndonjë parti tjetër udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale” – tha Escobar.

I pyetur për këtë deklaratë, ish-kryeministri Sali Berisha tha se DASH nuk ka nxjerrë asnjë provë.

“Deklarimi non grata i Sali Berishës është ngritur mbi shpifje të Ramës dhe Sorosit. Për këtë kam hedhur në gjyq sekretarin amerikan të shtetit Blinken. E kam bërë këtë me shumë dhimbje. Kjo është një vepër e Sorosit që unë e kam shpallur non grata që në 2017. Po erdhi PD në pushtet Soros do të shpallet non grata.

Ata nuk bashkëpunojnë me mua? Unë jam i bindur se SHBA korrigjojnë gabimet. Yuri Kim tha se ka pasur “zero” heqje të non grata, por ka pasur me dhjetëra heqjesh të tyre. Unë kam shkuar në një vend ku kreu i parlamentit anëtar të NATO dhe BE ishte shpallur non grata nga SHBA.

Këta me teorinë “fakte kemi, por nuk i themi” nuk mund të jenë të besueshëm. Në atë deklaratë të Escobar, asnjë rresht, asnjë deklaratë nuk ndryshon të vërtetën. Nëse një fakt i vetëm del për mua unë marr të gjitha vendimet që më takojnë” – tha Berisha në “Opinion”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI