Flash

Përgjimi/ Rama: Mora në telefon Veliajn pse përmendi SPAK-un

Lapsi.al 27 January 2022
Përgjimi/ Rama: Mora në telefon Veliajn pse përmendi SPAK-un

Kryeministri Edi Rama e ka shmangur çështjen e audio-regjistrimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në konfliktin me FSHF-në.

“Nuk kam asnjë koment për këtë çështje. Qeveria është tërësisht jashtë kësaj çështjeje. Tani axhendën e emisionit tuaj nuk do ta bëj unë, por më shumë interes për shqiptarët do të ishte legalizimi i kanabisit, apo amnistia për kursimet e emigrantëve.

Konflikti mes Bashkisë së Tiranës e FSHF-së nuk është ë interes të njerëzve. Të gjitha përgjimet dalin nga konteksti, nuk i shoh, transformohen... Mora Veliajn ta pyes çfarë është kjo dhe më sqaroi për pozicionin e tij.

Dhe i thashë “po SPAK për çfarë e përmend?” se SPAK-u nuk merret me një OJF, FSHF-ja është OJF dhe SPAK nuk merret fare. Unë e di që përgjimet transformohen se e kam provuar në kurrizin tim. Çfarë i thoja unë atij dhe çfarë diskutohej në televizione” – tha Rama në “Open”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI