Rinis sot procesi mësimor pas një ndërprerje tre-ditore për shkak të motit të keq në vend.
Ministria e Arsimit vendosi ditën e premte që të pezullojë mësimin duke nisur nga dita e hënë, deri të mërkurën, pasi parashikoheshin temperatura ekstreme të motit, deri në -17 gradë celsius.
Vendimi në fjalë përfshinte të gjithë arsimin parauniversitar në vend, publik dhe privat.
Ndërkohë, për kopshtet dhe çerdhet iu la vendimi bashkive përkatëse. Përballë këtij vendimi, ministrja e Arsimit pranoi publikisht se në disa shkolla mungesa e ngrohjes ishte një ndër arsyet që ato u kyçën përgjatë tri ditëve.