Flash

Termometri nën “zero”, gjysma e Tiranës pa energji elektrike

Lapsi.al 25 January 2022
Termometri nën “zero”, gjysma e Tiranës pa energji

Mbrëmja e kësaj të martë është nga më të ftohtat e këtij dimri dhe termometri ka zbritur disa gradë nën zero. Më e vështirë është situata për një pjesë të madhe të Tiranës që ka mbetur pa energji elektrike.

OSHEE njoftohet nga operatori i nënstacionit Rajonal të OST se është stakuar çelësi 20kV i Transformatorit nr3. Për rrjedhojë, janë stakuar edhe çelësat 20kV të të gjithë fidrave të këtij seksioni.

OSHEE thotë se paralelisht me informacionet që po jep OST, OSSH po bën manovrimet e mundshme për tu dhënë energji institucioneve të rëndësisë së veçantë, përmes skemave unazë.

Zonat pa energji janë: Rr Siri Kodra, Bajram Curri, Frigoriferi, Rr Mine Peza, 8 Marsi, Mehmet Brocaj, Rr Ferit Xhajko, Gjon Buzuku, Ibrahim Buzhiqi, 5 Maji( pjeserisht), Medreseja, Rr. Niko Avrami, Allias, Halil Beka, Njazi Meka, Serat, Qendra Spitalore “Nene Tereza”, SHISH, Shik, Spitali Ushtarak, Rr Besa, Rr 5 Maji, Rr e Dibres, TV brenda territorit të ish-Kinstudios, Bathore dhe Reparti Ushtarak 1006.

Nisur nga ankesat e shkumta të qytetarëve në rrjetet sociale, OSHEE thotë se numrat e vendosur ne dispozicion nga dispeceria Tiranë janë në funksion të plote, por lidhja me to është paksa e vështirë për shkak të fluksit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI