Flash

Shembja e banesave te 5 Maji, PD kërkon seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve

Lapsi.al 19 January 2022
Shembja e banesave te 5 Maji, PD kërkon seancë dëgjimore në

Tetë deputetë demokratë, anëtarë të Komisionit të Ligjeve, i dërguan kryetares së këtij Komisioni një kërkesë ku i kërkohet mbajtja e një seance dëgjimore ditën e premte në lidhje me çështjen e shtëpive tek zona e 5 Majit, në Tiranë. Në kërkesën e tyre theksohet se kjo seancë është thirrur si një përpjekje për t’i ardhur në ndihmë banorëve që nuk kanë asnjë përgjigje nga asnjë institucion dhe që aktualisht ndodhen nën presionin e policisë për prishjen e shtëpive.

Kërkesa është firmosur nga deputetët Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Greta Bardeli, Dashnor Sula, Elda Hoti dhe Bledion Nallbati, duke vënë në dukje detyrimin e këtij komisioni për të mbrojtur të drejtat e njeriut, posaçërisht të drejtën e pronës për rastin e familjeve në zonën e 5 Majit.

Në seancë dëgjimore, përveç një përfaqësie nga banorët, janë thirrur edhe përfaqësues nga disa institucione:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj;

Drejtori i IMT pranë Bashkisë Tiranë;

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano;

Avokati i Popullit, Erinda Ballanca

Deputetët e PD-së kërkojnë gjithashtu edhe paraqitjen nga institucionet të dokumentacionit të plotë mbi projektin dhe veprimtarinë e institucioneve mbi pronën e qytetarëve.

Në orët e para të së mërkurës, shembja e banesave në zonën e 5 Majit në kryeqytet në kuadër të projektit të rindërtimit u shoqërua me përplasje mes policisë dhe banorëve. Sot ishte afati i fundit i vendosur nga Bashkia e Tiranës për lirimin e banesave, por disa prej banorëve kundërshtuan.

Për një prej banorëve që refuzonte të linte banesën e tij, u desh ndërhyrja e efektivëve të policisë për ta larguar. Disa të tjerë u dorëzuan dhe nisën me nxjerrjen e orendive shtëpiake dhe sendeve personale.

Nga projekti për lagjen e re të 5 Maji preken banorët e njësisë administrative nr.4 dhe nr.8 të cilët do të marrin kompensim të plotë, duke shkëmbyer banesën e tyre me një shtëpi në godina e reja që do të ndërtohen për të pastrehët nga tërmeti.

Deri në momentin që do të futen në shtëpinë e re këta banorë do të marrin bonusin e qirasë nga Bashkia e Tiranës.

Të këshilluara

Emërohet Avokati i ri i Shtetit

Me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra Avokatja e Shtetit, Brunilda Lilo. Ajo është zëvendësuar në këtë detyrë nga Odise Moçka, i cili do ...

17:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI