Flash

"Pjesëmarrje në grup terrorist", arrestohet dënohet një grua në Prishtinë

Lapsi.al 19 January 2022
"Pjesëmarrje në grup terrorist", arrestohet dënohet

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtore të akuzuarën S.SH për veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.

Sipas njoftimit, e pandehura është dënuar me kusht dhe nëse ajo kryen ndonjë vepër penale brenda tre vjetësh, do të dërgohen në vuajtje të dënimit me burg për dy vjet.

“Nëse e akuzuara S.SH. gjatë kohës së verifikimit kryen një apo më shumë vepra penale, dënimi me kusht i shqiptuar mund të revokohet, ashtu që në dënimin e vërtetuar me burgim në kohëzgjatje prej dy vjetëve, do të llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, nga data 17.07.2021 deri më 16.08.2021”, thuhet në njoftim.

Gjykata po ashtu ka urdhëruar që S.SH., nga disa e plotfuqishmërisë së aktgjykimit, për dy vjet të kryejë viza te psikologu apo këshilluesit e tjerë. Gjykata Themelore në njoftimin e saj nuk dha detaje se kur e akuzuara e ka kryer veprën penale dhe cilit grup terrorist i është bashkuar.

Sipas një ligji të posaçëm që Kosova miratoi më 2015, sanksionohet pjesëmarrja në luftëra të huaja. Ky ligj parashikon dënime deri në 15 vjet burgim.

Ndërkaq, Kosova, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, ka rikthyer mbi 100 shtetas të saj, kryesisht gra dhe fëmijë, që kishin qenë në zonat e konfliktit në Siri.

Të këshilluara

Emërohet Avokati i ri i Shtetit

Me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra Avokatja e Shtetit, Brunilda Lilo. Ajo është zëvendësuar në këtë detyrë nga Odise Moçka, i cili do ...

17:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI