Flash

Flet Basha/ A do marrë pjesë opozita në zgjedhjet lokale që po kërkon Meta

Lapsi.al 19 January 2022
Flet Basha/ A do marrë pjesë opozita në zgjedhjet lokale që

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pyetur nëse opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në 6 bashki të mbetura pa kryetar. Lëvizja e Presidentit është konsideruar si një mbështetje që po i jepet ish-kryeministrit Berisha duke parë situatën ku ndodhet PD-ja, por Basha ka një tjetër qëndrim.

“E para punës, Partia Demokratike nuk do ti ikë asnjë beteje, asgjë beteje përfshirë dhe zgjedhjet vendore. E dyta faktori politik është një përcaktim i cili duhet të ndryshojë në këtë kulturë të re politike që Partia Demokratike po prezanton në Shqipëri.

Qytetarët duan ndryshimin dhe Partia Demokratike po bën e do bëjë gjithçka që ti ofrojë këtë ndryshim shqiptarëve dhe që shqiptarët besojnë që ky ndryshim mund të vijë vetëm përmes një bashkëpunim dhe përmes një aleance me Partinë Demokratike, me tërësinë e saj, vizionin tonë, planin tonë, programet tona, ekipin tonë” – tha Basha në një intervistë në RTV Ora.

Pas një takimi që Meta pati me Taulant Ballën këtë të martë tha se 6 marsi është data më e përshtatshme për të shkuar në zgjedhje në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Dibër, Lushnje dhe Vorë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI