Flash

10 miliarderët më të mëdhenj të botës dyfishuan pasurinë gjatë pandemisë

Lapsi.al 17 January 2022
10 miliarderët më të mëdhenj të botës dyfishuan

Pandemia i pasuroi edhe më shumë njerëzit më të kamur të planetit, por rriti ndjeshëm numrin e atyre që jetojnë në varfëri. Sipas organizatës së bamirësisë Oxfam, të ardhurat më të ulëta për më të varfrit rreth botës kontribuuan në vdekjen e 21 mijë personave çdo ditë. Por 10 njerëzit më të pasur në botë i dyfishuan të mirat materiale kolektive që prej marsit të vitit 2020.

Raporti i organizatës publikohet në prag të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, që për të dytin vit radhazi mbahet online për shkak të pandemisë.

“Thuajse çdo ditë përgjatë pandemisë është krijuar një miliarder i ri, ndërsa 99% e popullsisë botërore ka qenë më keq për shkak të izolimeve apo reduktimit të tregtisë dhe turizmit ndërkombëtar. Si rezultat, 160 milionë njerëz të tjerë janë shtyrë drejt varfërisë dhe jetojnë me më pak se 5,5 dollarë në ditë”, tha Danny Sriskandarajah, shefi Oxfam në Britaninë e Madhe.

Sipas të dhënave të “Forbes”, të cituara nga Oxfam, 10 njerëzit më të pasur në botë janë Elon Musk, Jeff Bezos, Bernard Arnault, Bill Gates, Larry Ellison, Larry Page, Sergey Brin, Mark Zuckerberg, Steve Ballmer dhe Warren Buffet. Ndërsa pasuria e tyre kolektive u rrit nga 700 miliardë dollarë në 1,5 trilionë dollarë, ka një ndryshim të rëndësishëm mes tyre; me pasurinë e Musk që u rrit me më shumë se 1000%, ndërsa ajo e Gates me 30 për qind. Sipas raportit të Oxfam që bazohet tek të dhënat e Bankës Botërore, mungesa e qasjes te kujdesi shëndetësor, uria, dhuna me bazë gjinore dhe degradimi i klimës kontribuuan për 1 vdekje çdo 4 sekonda.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI