Flash

Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren, gjykata lë në burg biznesmenin

Lapsi.al 16 January 2022
Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren, gjykata lë në burg biznesmenin

Gjykata e Fierit ka lënë në burg këtë të diel 64-vjeçarin nga Vlora, Vesaf Musa të akuzuar se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur vetëm 14 vjeç të komunitetit rom.

Arrestimi u bë të premten nga policia e Fierit, pasi ngjarja ka ndodhur në Levan. Ishte gjyqtarja Olkeda Liçe që vendosi ta lërë në qeli biznesmenin.

E mitura ka rrëfyer para policisë në prani të psikologes dhe familjarëve sesi ka ndodhur ngjarja. Mësohet se teksa po udhëtonte me një mjet fuoristradë, biznesmeni Musa ka ndaluar dhe i ka thënë të miturës: “Eja, do bëjmë qejf?”

Musa njihet si biznesmen, pasi merret me prodhimin e vajit të ullirit. Pak kohë më parë biznesi i tij i vizitua edhe nga vetë ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca që shoqërohej dhe nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Në profilin e tij në Facebook gjen foto me kryeministrin Rama, ministra dhe deputetë të shumtë dhe madje ai krenohej për këtë. ©LAPSI.al

May be an image of one or more people and indoor

May be an image of one or more people and people standing

May be an image of one or more people, people standing and indoor

May be an image of one or more people, people standing and indoor

May be an image of one or more people and people standing

May be an image of one or more people and people standing

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI