Flash

Digjet një banesë në Vlorë, humb jetën 55-vjeçari

Lapsi.al 13 January 2022
Digjet një banesë në Vlorë, humb jetën

Një 55-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e flakëve që përfshinë banesën ku ai jetonte.

Gj. B raportohet se jetonte i vetëm në lagjen “Rilindja”, ku rreth orës 6:20, është përfshirë nga flakët banesa e tij ku si pasojë e flakëve ai ka humbur jetën.

Sipas policisë 55-vjeçari jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor.

"Më datë 13.01.2022, rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja”, Vlorë është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit Gj. B., rreth 55 vjec, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor. Si pasojë e flakëve ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit", njofton policia.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kukës

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Shtiqën të Kukësit. Makina ka përplasur 30-vjeçarin me inicialet S.D, që lëvizte me biçikletë, ku...

19:16

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI