Flash

Kurti ia bën të qartë Borrellit: Referendumi serb nuk do mbahet në Kosovë

Lapsi.al 12 January 2022
Kurti ia bën të qartë Borrellit: Referendumi serb nuk do mbahet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar në telefon me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, lidhur me referendumin për ndryshime kushtetuese që do të mbahet në Serbi.

Kurti ka shkruar në Twitter se i ka bërë të ditur Borrell se serbët me shtetësi të dyfishtë do të lejohen të votojnë vetëm me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.

“Në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së përcolla qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik”, - ka shkruar Kurti.

Zyrtarë të shtetit serb kanë thënë se edhe serbët e Kosovës do të votojnë në këtë referendum, ndërkohë që Qeveria e Kosovës i ka mëshuar vendimit se hapja e vendvotimeve në Kosovë nuk do të lejohet.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kukës

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Shtiqën të Kukësit. Makina ka përplasur 30-vjeçarin me inicialet S.D, që lëvizte me biçikletë, ku...

19:16

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI