Flash

Projekt për ndërtim kullash te selia e PD? Tjetër përplasje Berisha-Basha

Lapsi.al 12 January 2022
Projekt për ndërtim kullash  te selia e PD? Tjetër përplasje

Në rrjetet sociale sot ka qarkulluar foto e një projekti për ndërtim kullash në vendin ku sot ngrihet selia e Partisë Demokratike. Në disa media pranë Bashës është shkruar se këto projekte janë miratuar me firmë të Sali Berishës në vitin 2013. Por ish-kryeministri ka reaguar sot përmes një deklarate, ku thotë se ai në fakt ka firmosur vetëm për kompleksin e Xhamisë së Madhe të Namazgjasë

"Pergenjeshtrim! Lul Brava ne mediat qe paguan po kerkon te pergenjeshtoje lajmin e botuar ne mediat e vendit per nje kompleks gjigand e lluksoz kullash, i cili e zhduk seline e PD nga aty ku ndodhet, duke thene se ai projekt eshte firmosur nga une ne 2013. Projekti qe une kam firmosur eshte ai i Xhamise se Madhe fillimi i punimeve te te ciles u inauguruan ne ate kohe ne prani te qindra besimtareve dhe nuk prekte seline dhe as oborrin e PD. Projekti qe zbuluan mediat sot e zhduk seline e PD sepse do ndertohet aty ku eshte sot selia e PD, te SHQUP. Pervec Portit te Durresit, projekti per ndertim e kullave te PD i ben prap bashke Ramen dhe Bashen. Duke denuar kete afere te paster korruptive kriminale Rama - Basha paralajmeroj keta bashkehajdute se selia e PD eshte tempulli i demokrateve shqiptar dhe kurre nuk mund te tjeteresohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar!", shkruan Berisha.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kukës

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Shtiqën të Kukësit. Makina ka përplasur 30-vjeçarin me inicialet S.D, që lëvizte me biçikletë, ku...

19:16

I ftohti acar "pushton" Shqipërinë

Që prej mbrëmjes së djeshme pjesa më e madhe e territorit të vendit është përfshirë një temperatura të ulta për shkak të rrymave të ftohta ajrore që vijnë nga v...

17:38

Merr flakë banesa tre katëshe në Lezhë

Një banesë tre katëshe është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të mërkurë në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramsh të Lezhës. Sipas informacioneve zjarr...

16:57

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI