Flash

‘The Economist’: 15 mijë viktima në Shqipëri nga Covid

Lapsi.al 12 January 2022
‘The Economist’: 15 mijë viktima në Shqipëri nga

Bilanci i pandemisë në Shqipëri mund të jetë shumë herë më i lartë nga sa raportohet zyrtarisht. Media prestigjioze ndërkombëtare, ‘The Economist’, publikoi një artikull me vlerësime lidhur me përhapjen dhe fatalitetet e shkaktuara nga Covid-19. Autoritetet në Shqipëri kanë raportuar më shumë se 3200 jetë të humbura që prej nisjes së pandemisë, por ‘The Economist’ vlerëson se bilanci është 300 herë më i lartë. Sipas medias prestigjioze, në vendin tonë mund të jenë 12 mijë deri në 15 mijë viktima nga Covid-19. ‘Shumë njerëz që vdesin ndërsa janë infektuar me SARS-CoV-2 nuk janë testuar kurrë për të dhe nuk futen në bilancet zyrtare’

‘The Economist’

Kjo ishte një ndër arsyet që nxiti këtë media të studionte shifrat reale të pandemisë. Gjithashtu, edhe qasja e disa shteteve të botës që nuk fusin në balancë personat që humbin jetën nga Covid-19, por që kishin sëmundje shoqëruese apo viktimat që nuk u shtruan kurrë në një spital.

‘Në vend që të përpiqet të dallojë llojet e vdekjeve, qasja e The Economist është që t’i numërojë të gjitha rastet’

The Economist përpunoi të dhëna nga 186 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, dhe doli në vlerësimin se që prej nisjes së pandemisë kanë humbur jetën 19.1 milionë njerëz dhe jo 5.5 milionë sa raportohen aktualisht. /A2

Të këshilluara

Merr flakë banesa tre katëshe në Lezhë

Një banesë tre katëshe është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të mërkurë në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramsh të Lezhës. Sipas informacioneve zjarr...

16:57

Gjendet e pajetë një e moshuar në Sarandë

Një grua e pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në Cukë, bashkia Sarandë. Ajo është identifikuar si Stamato Milo 88 vjeç, banore e fshatit Cukë. Dyshohet se gruaja f...

12:57

Rriten pensionet në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për rritjen e shumës së skemave pensionale. Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se asnjë pension nuk do...

12:00

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI