Flash

Unë “mercenari” i përjetshëm i demokratëve!

Lapsi.al 12 January 2022
Unë “mercenari” i përjetshëm i demokratëve!

Nga Gazmir Spahija

Muhamet Spahija është një nga mijëra të zhdukurit e regjimit komunist që as sot nuk i dihet varri. Një natë të errët të vitit 1948 e dërguan në zall t’Kirit, ku pasi e kishin torturuar me javë, ia morën shpirtin e ja fshehen varrin. Ishte kryetar i organizatës antikomuniste në Shkodër, krimi perfekt për të merituar si medalje të gjithë urrejtjen dhe terrorin e regjimit komunist. Ai ishte GJYSHI IM! Xhafer Spahija ishte djali i Muhamet Spahise u përndoq gjithe jeten dhe u torturua në tunelet e fshatit Rrenc, sepse refuzoi të shëndrrohej në një bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit. Sami Repishti, një ndër organizatorët e Levizjes se Postribës, arrestohet ne 1946-1956, dënohet me 10 vite burg, pas kesaj familja internohet ne Tepelene. Ky ishte DAJA IM!

Që prej vitit 1997, unë, Gazmir Xhafer Spahija, kam qenë anëtar i Forumit Rinor dhe i Partisë Demokratike. Në 1998, pjestar ne greven e urisë te studenteve, si reagim për vrasjen e ‘Pishtarit të Demokracisë’ Azem Hajdarit. Anëtar i komisioneve zgjedhore dhe fushatave elektorale të Partisë Demokratike në të gjitha zgjedhjet që nga viti 1997 e deri në vitin 2021. Pjesmarrës në të gjitha protestat 1997-2005, si dhe 2013 dhe deri më sot, përfshirë të gjitha protestat “Rama Ik”. Auditues i Partisë Demokratike më kërkesë të Lulzim Bashës në Zgjedhjet Lokale 2015. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 Prillit, i angazhuar direkt në zonat 4 dhe 8, Tiranë si bashkëpunëtor me njerëzit më të afërt të z. Basha përfshirë drejtorin e fushatës elektorale të PD-së, Alfred Rushaj. Sot, vërej se pas gjithë kontributit tim për demokratët dhe flamurin blu të PD-së, uzurpatorët e partisë më kanë shënjuar mua me rreth të kuq si organizator i protestës paqësore të 8 Janarit. E vërteta është që unë kam qenë në 8 Janar në oborrin e ndërtesës.

Qëndrimi i im, bindja ime politike më e pandryshueshme, trashëgimia ime politike e familjare është e shënjuar nga një markë e vetme që askush nuk mund ta bëjë pis, ANTIKOMUNIZMI. Unë kam qenë antikomunist në vitin 1998 kur demokratëve iu ekzekutua lideri i tyre historik, Azem Hajdari dhe për këtë u futa në grevë, por akush nuk më ka quajtur atëherë mercenar!.

Unë kam qenë antikomunist në çdo protestë të PD-së nga viti 1998 deri në vitin 2005, por atëhere askush nuk më ka konsideruar mercenar.

Unë kam shkuar si antikomunist në çdo protestë të thirrur nga Partia Demokratike nga viti 2013 e deri në vitin 2020, por as atëhere nuk jam konsideruar mercenar!

Në emër të gjakut të derdhur, tortuarve, dekadave të syrgjynosjes, përçmimit, urrejtjes e linçimit që ka përjetuar familja ime, unë nuk mund të jem ndryshe! Unë kam qëndruar dhe qëndroj krenar në krah të çdo demokrati që përballë alencës me Edi Ramën dhe shtetin e tij policor, zgjedh qëndresën. Dhe për këtë qëndresë, demokratët nuk kanë nevojë për organizator e aq më pak për mua. Gazi i hedhur nga ndërtesa e ngujimit të ‘qyqeve’, ka ndotur edhe mushkëritë e mia, por aspak arsyen e vetëdijen time!. Ata që më quajnë mua mercenar sot, janë po ata që historinë e qëndresës së demokratëve nga 1997 e deri më sot e anatemojmë me gjuhën e Edi Ramës.

E ritheksoj, nuk po them asgje as për të ma ditur kush, as për tu matur me askënd, por vetëm për të thënë se çdo kontribut që kam dhënë në angazhimin tim politik e çdo sakrificë që kam bërë, nuk e kam bërë si mercenar, por si një demokrat i lirë që antikomunizmin e ka ne gen. Unë nuk e shes dot jetën dhe eshtrat e gjyshit, vuajtet dhe torturat e babait as për poste, as për konçesione, as për para, as për vila, as për pallate dhe aq më pak për pazare! Çdo gjë e kam bërë si antikomunist, per liri dhe në respekt të amanetit të familjes sime dhe do vazhdoje ta bëj deri në frymen e fundit që femijët dhe nipat e mi të jetojnë në një vend ndryshe nga ai që jetuam unë, babai dhe gjyshi im!

Të këshilluara

Gjendet e pajetë një e moshuar në Sarandë

Një grua e pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në Cukë, bashkia Sarandë. Ajo është identifikuar si Stamato Milo 88 vjeç, banore e fshatit Cukë. Dyshohet se gruaja f...

12:57

Rriten pensionet në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për rritjen e shumës së skemave pensionale. Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se asnjë pension nuk do...

12:00

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI