Flash

I ftohti acar "pushton" Shqipërinë

Lapsi.al 12 January 2022
I ftohti acar "pushton" Shqipërinë

Që prej mbrëmjes së djeshme pjesa më e madhe e territorit të vendit është përfshirë një temperatura të ulta për shkak të rrymave të ftohta ajrore që vijnë nga veriu. Termometri ka zbritur deri në -7 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të ditës së nesërme pritet të arrihet deri në -9 gradë Celsius në këto zona. Acari do të përfshijë të gjithë Shqipërinë me përjashtim të zonave bregdetare, të cilat do të kenë një mot më të butë. Duke folur për ABC mëngjesin e sotëm, meteorologia Adiola Bani tha se rënia e temperaturave do të jetë e menjëhershme , kryesisht gjatë të orëve të para të ditës, kur pritet që pas ditës së mërkurë termometri të zbresë në -8 apo -9 në zonat malorë, ndërsa maksimumi në parashikohet të jetë rreth vlerës 8 apo 9 gradë celcius. Ndërsa reshjet do të jenë kryesisht të izoluara në verilindje dhe juglindje dhe në formën e dëborës për shkak të rënies së ndjeshme të temperaturave të ajrit./ Abc

 

Të këshilluara

Merr flakë banesa tre katëshe në Lezhë

Një banesë tre katëshe është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të mërkurë në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramsh të Lezhës. Sipas informacioneve zjarr...

16:57

Gjendet e pajetë një e moshuar në Sarandë

Një grua e pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në Cukë, bashkia Sarandë. Ajo është identifikuar si Stamato Milo 88 vjeç, banore e fshatit Cukë. Dyshohet se gruaja f...

12:57

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI